POLITIKA E RIMBURSIMIT – AJDA EDUCATION
Përditësuar më: 17.06.2025
Te AJDA Education, jemi të përkushtuar që të ofrojmë kurse cilësore dhe një përvojë të mirë mësimore. Megjithatë, për shkak se ofrojmë produkte digjitale me akses të menjëhershëm, politika jonë e rimbursimit është e kufizuar.
1. Rimbursim brenda 3 ditëve
Ju mund të kërkoni rimbursim brenda 3 ditëve nga dita e blerjes, nëse:
•Nuk keni përfunduar më shumë se 20% të kursit
•Nuk keni shkarkuar të gjitha materialet
Pasi të shqyrtojmë kërkesën, nëse plotësoni kushtet, do t’ju kthejmë shumën në të njëjtin mënyrë siç është bërë pagesa.
2. Raste kur nuk ofrohet rimbursim
Nuk ofrojmë rimbursim nëse:
•Keni përfunduar më shumë se 20% të kursit
•Keni shkarkuar ose ruajtur materialet në pajisjen tuaj
•Kërkesa vjen pas afatit prej 3 ditësh
•Përdorni kursin për qëllime të kopjimit apo shpërndarjes
3. Procesi i kërkesës
Për të kërkuar rimbursim, na kontaktoni në:
Brenda 72 orëve nga blerja, me numrin e porosisë dhe një shpjegim të shkurtër.
Ne do t’ju përgjigjemi brenda 5 ditëve pune.
4. Shënim mbi anulimet dhe pagesat e kontestuara
Çdo tentativë për anulim të njëanshëm të pagesës (chargeback) pa kontakt paraprak me ne, do të rezultojë në pezullimin e menjëhershëm të llogarisë dhe bllokimin e aksesit në përmbajtje.
Të gjitha kërkesat për rimbursim duhet të bëhen përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me ne. Kërkesat e njëanshme për anulim të pagesës (chargeback) pa komunikim paraprak do të konsiderohen si shkelje e kushteve të përdorimit dhe do të kundërshtohen me dokumentacionin përkatës.