Ky kurs A1 i gjermanishtes është ndërtuar posaçërisht për fillestarët që duan të mësojnë gjuhën gjermane në mënyrë të qartë, praktike dhe dinamike.
Brenda kursit do të gjeni:
22 mësime me video të detajuara
Pas çdo videoje, një leksion i shkruar me përmbledhje, shembuj dhe ushtrime
Shembuj nga jeta reale dhe fjali të përdorshme në përditshmëri
Mbështetje gjatë procesit të të mësuarit
Teste dhe ushtrime për vetëvlerësim
Certifikatë përfundimi pas përfundimit të kursit
Temat e trajtuara përfshijnë: gramatikën bazë, fjalorin e përditshëm, prezantimet personale, ushqimin, kohën, familjen, dhe shumë të tjera.
🚀 Mëso në ritmin tënd – kur të duash, ku të duash.
🎓 Në fund të kursit, do të jeni në gjendje të kuptoni dhe të komunikoni në situata të thjeshta në gjuhën gjermane.
Në këtë mësim do të mësoni alfabetin gjerman dhe përshëndetjet më të rëndësishme. Do të mësojmë si shqiptohen shkronjat, si dhe si të thuash përshëndetje në situata të ndryshme në mënyrë formale dhe joformale.
Në këtë mësim do të mësoni si përdoren foljet sein (jam) dhe haben (kam) në gjermanisht. Do të mësojmë si i zgjedhojmë ato për secilën vetë dhe si të formojmë fjali me to. Pastaj, do të shohim edhe dy folje shumë të përdorura: machen (bëj) dhe spielen(luaj).
Në këtë mësim do të mësoni pyetjet më të rëndësishme në gjermanisht që fillojnë me "W", si: Wo, Was, Wer, Wann, Warum, Wie. Do të shohim se si ndërtohen këto pyetje në fjali dhe do të mësojmë si t’i përdorim në situata të përditshme.A
Në këtë mësim do të mësoni si të prezantohemi në gjermanisht, si në mënyrë formale, ashtu edhe joformale. Do të mësojmë si të themi emrin tonë, si të pyesim dikë tjetër dhe si të përdorim drejt trajtat “du”(jo-formale) dhe “Sie”.(formale).
Në këtë mësim do të mësoni si të numërojni në gjermanisht dhe si të flasim për profesionet. Do të praktikojmë si të themi sa vjeç jemi, si të pyesim për moshën dhe si të prezantojmë profesionin tonë ose të dikujt tjetër.
Në këtë mësim do të mësoni për tre artikujt kryesorë në gjermanisht: der, die dhe das. Do të kuptojmë se si përcaktohet gjinia e emrave dhe si ta përdorim artikullin e duhur për çdo fjalë.
Në këtë mësim do të lexojmë një tekst të thjeshtë në gjermanisht për të përmirësuar aftësinë e leximit dhe për të mësuar fjalë të reja. Teksti është i përshtatshëm për nivelin A1 dhe përfshin situata të përditshme, shprehje të dobishme dhe fjalor praktik.
Në këtë mësim do të mësoni si formohet shumësi në gjermanisht. Do të shohim rregullat më të zakonshme për krijimin e shumësit, do të njohim përjashtimet dhe do të praktikojmë fjalë të zakonshme në formën njëjës dhe shumës.
Në këtë mësim do të ripërsëritim përdorimin e përemrave vetorë (ich, du, er...) dhe do mësojmë përemrat pronorë (mein, dein, sein...). Do të shohim se si ndryshojnë sipas folësit dhe do të praktikojmë përdorimin e tyre në fjali të thjeshta.
Në këtë mësim do të mësoni si formohen dhe përdoren numrat rendorë në gjermanisht (der erste, der zweite, der dritte...). Do të praktikojmë si të tregojmë data, pozita dhe renditje në mënyrë të saktë.
Në këtë mësim do të mësoni si të flasim për ditët e javës, muajt, dhe si të tregojmë kohën.
Do të kuptojmë gjithashtu përdorimin e parafjalëve “am” dhe “um” për të thënë kur ndodh diçka si për shembull: am Montag, um 8 Uhr.
Në këtë mësim, do të mësojmë si të ndërtojmë fjali të thjeshta në gjermanisht, si të përdorim “nicht” dhe “kein” për të mohuar, si dhe si të formojmë pyetje me renditje të saktë të fjalëve. Do të praktikojmë forma të ndryshme të fjalisë: pohore, pyetëse dhe mohore.
Në këtë mësim do të mësoni si të përdorni mbiemrat për të përshkruar persona, gjëra dhe ndjenja. Do të praktikoni fjali të thjeshta si për shembull: Der Mann ist freundlich ose Das Auto ist schnell... duke mësuar mbiemrat më të përdorur në jetën e përditshme.
Në këtë mësim do të mësoni përdorimin e rasës kallëzore (Akkusativ) në gjermanisht. Do të kuptoni se si ndryshojnë nyjat dhe përemrat kur objekti merr veprimin e foljes, si për shembull: Ich sehe den Mann ose Er hat einen Hund.
Në këtë mësim do të dëgjojmë situata të ndryshme nga jeta e përditshme si: të pyesësh për rrugën, të shkosh te mjeku, të porosisësh në kafene apo të blesh diçka. Do të mësoni fjalë dhe shprehje të reja duke stërvitur aftësinë për të kuptuar gjermanishten e folur në kontekste të thjeshta.
Në këtë mësim do të mësoni foljet modale si können, müssen, wollen, dürfen dhe përdorimin e tyre në fjali. Do të kuptoni si t’i përdorni për të shprehur mundësi, detyrim, dëshirë apo leje, si p.sh.: Ich kann Deutsch sprechen ose Du musst lernen.
Në këtë mësim do të mësoni foljet e ndashme në gjermanisht – trennbare Verben. Do të kuptoni si ndahen këto folje kur përdoren në fjali, si për shembull: aufstehen → Ich stehe um 7 Uhr auf. Gjithashtu do të njiheni me disa nga foljet më të përdorura në jetën e përditshme.
Në këtë mësim do të mësoni përdorimin e rasës Akkusativ në gjermanisht. Do të kuptoni si ndryshojnë nyjat dhe përemrat kur folja kërkon një objekt të drejtpërdrejtë, si p.sh.: Ich habe einen Hund. Do të punojmë me shembuj të thjeshtë dhe do të stërvisim njohuritë me ushtrime praktike.
Në këtë mësim do të mësoni si të jepni urdhra, këshilla ose udhëzime në mënyrë të drejtpërdrejtë në gjermanisht duke përdorur formën e imperativit. Do të punojmë me shembuj të thjeshtë për format du, ihr dhe Sie. Do të kuptoni gjithashtu kur përdoret dhe si ndryshon në varësi të personit.
Në këtë mësim do të mësoni si të flisni për veprime të përfunduara në të kaluarën duke përdorur kohën Perfekt. Do të punojmë me haben dhe sein si ndihmëse, dhe do të mësojmë formën e pjesores së foljeve më të zakonshme, si:
➡ Ich habe gegessen, Ich bin gegangen.
Qëllimi është të kuptoni ndërtimin e fjalive të thjeshta në kohën e shkuar dhe të përdorni këtë kohë në situata të përditshme.