ajdaeducation

Pse AJDA?

AJDA Education filloi nga një ide e thjeshtë, por e fuqishme: që mësimi i një gjuhe të huaj duhet të jetë i kuptueshëm, i arritshëm dhe mbi të gjitha – i përshtatshëm për këdo. Fillimisht e nisur në platformën Google Meet si akademia e parë online në Kosovë për mësimin e gjuhëve, akademia jonë online ka ndihmuar mbi një 2000+ studentë të marrin hapat e parë drejt mësimit të gjuhëve të huaja, duke hapur dyert drejt mundësive të reja në jetë, punë dhe shkollim.

Pas shumë viteve përvojë në mësimdhënie, vendosëm të kalojmë në një nivel tjetër, duke krijuar platformën tonë të plotë digjitale. Dhe me këtë hap, lindi edhe simboli i Papagallit si shoqëruesja jonë digjitale, një papagall inteligjent që reflekton filozofinë e mësimit të AJDA Education.

AJDA – Më shumë se një maskotë. Një simbol i të mësuarit me vetëdije.

Në AJDA Education, çdo element i platformës është menduar me kujdes për të mbështetur përvojën e studentit. Ndër to, AJDA, papagalli ynë, është më shumë se një figurë grafike. Ajo është një reflektim i qasjes sonë ndaj mësimit: inteligjente, e përkushtuar dhe njerëzore.

Pse një papagall?

Gjuha të jep krahë. Të lejon të shkosh më larg, të lidhesh me botën, të ndërtosh jetë të reja. Dhe për këtë, duhet dikush që të beson edhe kur ti nuk je i sigurt te vetja. AJDA është pikërisht ai udhërrëfyes – gjithmonë aty, me qetësi dhe përkrahje.

Prandaj dhe zgjedhja e papagallit si maskotë nuk është rastësore.

Papagallët janë ndër zogjtë me kapacitetin më të lartë kognitiv në botën shtazore. Ata janë të aftë të:

  • përvetësojnë fjalë dhe fraza në mënyrë të qëllimshme,
  • kuptojnë përdorimin e gjuhës në kontekst,
  • dhe të ndërveprojnë emocionalisht me njeriun përmes komunikimit të kuptimshëm, jo vetëm imitues.

Studime të gjera mbi papagallin gri afrikan, veçanërisht ai i njohur si Alex, kanë treguar se papagallët mund të kuptojnë koncepte si ngjyrë, formë, numër dhe madje të bëjnë zgjedhje të vetëdijshme gjuhësore. Kjo aftësi për të mësuar përmes lidhjes, përmes dëgjimit dhe përsëritjes me kuptim, është pikërisht arsyeja pse AJDA përfaqëson zemrën e kësaj platforme.

AJDA si përfaqësuese e filozofisë sonë të të mësuarit

Në AJDA Education, ne nuk i trajtojmë studentët si konsumues pasivë të informacionit. Ne e shohim procesin e të mësuarit si një udhëtim aktiv, emocional dhe tërësisht njerëzor me shumë interaktivitet. AJDA qëndron aty si figura që mishëron këtë përkushtim.

Ajo është prezente – jo për të gjykuar, por për të kujtuar. Jo për të diktuar ritmin tënd, por për ta respektuar dhe për të ndërtuar besim në vetvete përmes përkushtimit të vazhdueshëm.

Simbolikë me themel të vërtetë

Papagalli mëson duke dëgjuar dhe duke ndërtuar lidhje. Ashtu si një student që fillon me fjalë të thjeshta, me pasiguri, me gabime të vogla – por që përmes praktikës, nuk bëhet thjesht memorizues i rregullave, por folës i një gjuhe të huaj. AJDA është aty si kujtesë që rritja vjen nga qëndrueshmëria, jo nga perfeksioni. Ajo mishëron bindjen tonë se mësimi funksionon kur ka strukturë, qëllim dhe ngrohtësi.

AJDA – një zë i përhershëm në një rrugëtim personal

Edhe pse nuk ndërhyn drejtpërdrejt, prania e saj është qëndrueshmëri. Në momente të lodhjes, pasigurive ose humbjes së fokusit, AJDA të kujton që:

“Ky është procesi yt, dhe çdo hap që hedh – ka vlerë.”